Befason Luciano Moggi, shfaqet me deklarata kundër Juventusit

Futboll

Befason Luciano Moggi, shfaqet me deklarata kundër Juventusit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:59
Luciano Moggi

Dy penalltitë e kërkuara nga Torino në derbin e fundit kundër Juventusit vazhdojnë të diskutohen.

Për këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i bardhezinjve, Luciano Moggi, i cili ka thënë për radion "Crc" se: "Një penallti ishte e sigurt për Torinon, nuk ka dyshime. Unë nuk i kam thënë kurrë jo VAR-it, por kam thënë gjithmonë se është një sistem subjektiv, e menaxhuar nga njeriu".

Moggi ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Torinos, Urbaino Cairo, i cili ka folur të hënën për një varësi psikologjike të arbitrave ndaj Juventusit.

"Varësia psikologjike ekziston dhe ka ekzistuar gjithmonë. Ka situata të caktuara ku mendon për varësi psikologjike, sepse nuk mund të ketë shpjegim tjetër", ka thënë Moggi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat