Shqiptari tregon se si i priti penalltitë në Angli

Futboll

Shqiptari tregon se si i priti penalltitë në Angli

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:56
Shqiptari tregon se si i priti penalltitë në Angli

Është momenti i Arijanet Muric, portierit të talentuar të Kosovës.

Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë të martën mbrëma, pas një ndeshje dramatike ndaj Leicester Cityt, të cilën e fitoi 3:1 në penallti falë heroit të mbrëmjes, portierit të Kosovës, Arijanet Muricit, teksa koha e rregullt kishte përfunduar 1:1, raporton Insporti.

20-vjeçari priti dy penallti kundër Leicester City, për ta dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë.

Ku u pyet për pritjet e penaltive, në veçanti atë të James Maddison, Muric u përgjigj: “Isha duke pritur për të”.

“E shikoja vetëm topin. Kam pritur derisa ata (Leicester) e godisnin topin, kështu që unë më pas reagoja”.

“Është ndjenjë fantastike”, shtoi Muric.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat