Roma dhe Interi në garë për Berardin

Futboll

Roma dhe Interi në garë për Berardin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:34
Domenico Berardi

Sulmuesi i Sassuolos kërkohet nga dy klubet e mëdha italiane.

Domenico Berardi shënoi golin e tij të 50-të ndaj Frosinones duke treguar se lojtari është rikthyer në formën më të mirë çka ka rikthyer edhe zërat për të ardhmen e tij.

Për sulmuesin italian janë në garë gjithmonë Inter dhe Roma që kanë shfaqur interesim por verdhekuqtë duket se kanë më shumë nevojë për ndërhyrje në afatin kalimtar të janarit teksa çmimi i tij është mjaft i lartë.

Presidenti Squinzi e ka bërë të qartë se Berardi kushton të paktën 40 milionë euro dhe nuk do të ulet në bisedime për më oferta më të ulëta.

Tani u mbetet këtyre dy klubeve që të vendosin nëse do të shpenzojnë një shifër të tillë për ta blerë Berardin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat