Ibrahimoviq dëshiron ta mbyll karrierën me LA Galaxy

Futboll

Ibrahimoviq dëshiron ta mbyll karrierën me LA Galaxy

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:15
Zlatan Ibrahimoviq

Sulmuesi suedez dje ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën nga MLS.

Zlatan Ibrahimoviq ishte një ndër emrat më të përfolur se mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi suedez shihej shumë pranë një transferimi te Milani, por pasi dështoi rikthimi i tij në Serie A, 37-vjeçari vendosi përfundimisht të vazhdojë të qëndrojë te Los Angelos Galaxy.

Në lidhje me çështjen e qëndrimit në Amerikë, suedezi ka folur për mediat, duke thënë se kurrë nuk u largua nga Los Anxhelosi.

“U përfolën shumë gjëra, por unë kurrë nuk u largova. Nuk kam mbaruar akoma me MLS, kam akoma gjëra për të bërë”, theksoi ai. “Sezoni im i parë ishte sa për nxehje, sezoni i dytë do të jetë ndryshe. Tani i njoh më mirë kundërshtarët e mi, por edhe kampionatin, për më tepër ndihem më mirë fizikisht. Erdha këtu për të mbyllur karrierën, jo për t’u larguar”, përfundoi Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat