Merr fund tmerri, dritë në fund të tunelit për "pitbullin" Abrashi

Futboll

Merr fund tmerri, dritë në fund të tunelit për "pitbullin" Abrashi

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:35
Amir Abrashi

"Pitbulli" shqiptar, Amir Abrashi, ka vuajtur nga një dëmtim i gjatë. Ai nuk është pjesë e ekipit dhe nuk ka luajtur që nga dëmtimi i ligamentit në sezonin e shkuar dhe operimit që iu nënshtrua. Shqiptari po stërvitet fort dhe për gjysmën e dytë të sezoni do të jetë gati për skuadrën e tij të Freiburgut.

Lajmi konfirmohet dhe nga trajneri Christian Streich. Ky i fundit e vlerëson shumë shtatshkurtrin dhe e konsideron si element të rëndësishëm të grupit të tij. "Amir po stërvitet shumë mirë dhe shumë fort. Të gjithë që e njohin Amirin e dinë se ai është një luftëtar i pabesueshëm në fushë dhe stërvitet gjithmonë mirë. 

"Ai do të nisë stërvitjen me skuadrën në fund të janarit dhe do të jetë i gatshëm në mars", - u shpreh tekniku. Mesfushori ka treguar shumë karakter dhe vendosmëri, pasi ky ishte dëmtimi i tij i dytë radhazi i rëndë. Skuadra gjermane i ka qëndruar shumë pranë 28-vjeçarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat