“Makthi i Romës”, episodi i bujshëm kur Panucci i kërkonte “mëshirë” Cristiano Ronaldos

Futboll

“Makthi i Romës”, episodi i bujshëm kur Panucci i kërkonte “mëshirë” Cristiano Ronaldos

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:46
Christian Panucci

Juventus do të përballet me Romën në prag të Krishtlindjeve, ndërkohë që mediat në Itali sjellin në kujtesë një episod të më shumë se dhjetë viteve më parë. Ishte viti 2007 kur Roma përballej me Manchester United në Ligën e Kampionëve në “Old Traford”. Takimi aso kohe do të mbyllej me rezultatin 7-1 në favor të “Djajve të Kuq”, ndërsa lojtarët e Spalletit, në atë kohë trajner i Romës, do i kërkonin kundërshtarëve as më shumë e as më pak, veç mëshirë.

Një nga lojtarët në atë kohë, mësohet ti ketë kërkuar, Cristiano Ronaldos, që të mos shënojë më, pasi ky i fundit kishte shënuar dy gola, ndërsa takimi ishte duke u fituar nga United në atë moment me rezultatin 6-0. “Kur ishim 6-0, njëri prej tyre më tha ‘mos bëj më dribbling, tashmë keni shënuar gjashtë gola”,-kujton sulmuesi aktual i Juventusit. 

Më tej Ronaldo ka kujtuar se lojtarë të tjerë i kanë thënë se do të bënin ndërhyrje të ashpra gjatë lojës për ta ndalur, por portugezi me shok nuk u ndalën. Mirëpo kush mendoni se e ka bërë këtë gjë?! As më shumë e as më pak, por Christian Panucci, trajneri aktual i kombëtares së Shqipërisë dhe ish-mbrojtës i Romës në atë kohë. Sipas medieve italiane, Panucci i ka kërkuar Ronaldos që të ndalej për të mos shënuar më, ndërkohë që skuadra e tij ishte e rrënuar moralisht, pasi dy golat e CR7 dhe ai i Evra, do i çonin shifrat në fund të takimit në 7-1.

 Kjo gjë nuk është besuar nga trajneri i “Djajve të Kuq” në atë kohë, Alex Ferguson, i cili është shprehur: “Unë nuk besoj se një lojtar me përvojë si Panucci është autor i një gjëje të tillë, sepse ai ka luajtur me Real Madridin, Milanin dhe ka veshur mbi  60 herë fanellën e ekipit kombëtar të Italisë”-shprehej trajneri legjendar i Manchester United. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat