Zola konfirmon interesin e Chelsea-t për sulmuesin e Anglisë

Futboll

Zola konfirmon interesin e Chelsea-t për sulmuesin e Anglisë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 17:42
Gianfranco Zola

Chelsea do të vazhdojë ta vëzhgojë nga afër sulmuesin e Bournemouth Callum Wilson, këtë e ka konfirmuar asistenti i Maurizio Sarri-t, Gianfranco Zola.

Disa klube të Premier League janë duke vëzhguar 26-vjeçarin e përfaqësueses angleze, i cili ka shënuar tetë gola këtë sezon me Cherries. 

Zola ka folur në prag të ndeshjes së Carabao Cup: “Jam i sigurt se ka shumë lojtarë që po përfliten për një transferim te Chelsea. Padyshim që Wilson po luan shumë mirë te klubi i tij. 

“Ai është një lojtar interesant, jo vetëm për ne, por për shumë klube të tjera. 

“Ai është i fortë, i shpejtë dhe ka nuhatje për gola. E pëlqej pasi është i shpejtë dhe i fortë në ajër, kualitete shumë të mira për t’u pasur. 

“Wilson po luan shumë mirë dhe jam i lumtur për të. Ai ka shumë kualitet dhe mund të përmirësohet akoma më shumë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat