Pullë postare për dëshmorët e Gjakovës - Bota Sot
Pullë postare për dëshmorët e Gjakovës

Gjakova

Pullë postare për dëshmorët e Gjakovës

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Pulla postare për dëshmorët e Gjakovës

Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim pullën postare me titull “Dëshmorët e Gjakovës” që i dedikohet të gjithë dëshmorëve të kësaj komune, njofton Posta e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Pulla Postare për dëshmorët e Gjakovës përfaqëson nderin dhe respektin për veprën dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të rënë të kësaj komunë në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999. Në pullë postare është paraqitur imazhi i memorialit “Shokët e Lirisë”, me pesë shtylla të kuqe,  që i kushtohet të gjithë dëshmorëve, djemve dhe vajzave, që iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Heroizmi dhe sakrifica e tyre e jashtëzakonshme në mbrojtje të popullatës civile do të jetojë përgjithmonë”, thuhet në komunikatë.

“Misioni i dëshmorëve dhe luftëtarëve të Gjakovës ishte demonstrimi më i mirë i vullnetit të palëkundur të popullit shqiptar në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës”, thekson Posta e Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...