Gjini: 2.3 milionë euro borxhi i komunës së Gjakovës - Bota Sot
Gjini: 2.3 milionë euro borxhi i komunës së Gjakovës

Gjakova

Gjini: 2.3 milionë euro borxhi i komunës së Gjakovës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:53
Ardian Gjini

2.3 milionë euro është borxhi i komunës së Gjakovës për këtë vit. E edhe ky borxh sipas kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, është si shkak i qeverisjes së kaluar dhe faturave të papaguara.

Sipas tij, kjo komunë ka qenë e diskriminuar për shumë vite nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në një intervistë ka thënë se vetëm gjatë këtij viti kanë paguar 2.1 milionë të borxhit total që kanë pasur si komunë.

Gjini: 2. 3 milionë euro borxhi i komunës

“Këtë vit i kemi kry deri tash, besoj që edhe në ditët që do të vijnë, do të rritet pagesa e borxheve. I kemi pagu diku 2.1 milionë euro borxhe të mbetura. I kemi edhe 2.3 milionë që na mbesin. I kemi pas diku 4.4 milionë përafërsisht borxhe të kontraktuara, fatura të papaguara. Ndërsa, borxhe të llojit kontraktual do të thotë kontrata të nënshkruara me operatorë, kemi pas që prej vitit 2009, 2013 dhe me tepër. Këtë vit i kemi kry diku pesë milionë euro, i kemi përmbyll këtyre borxheve kontraktuale”, ka shtuar Gjini.

Borxhet e projekteve të kontraktuara, Gjini thotë se i penalizojnë në projektet që vet si kryetar ka premtuar t’i realizojë.

Sipas institutit GAP, komunat të cilat janë të udhëhequra nga anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpenzojnë më së shumti buxhet. Një gjë të tillë ka mohuar, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Sipas tij, kjo komunë ka qenë e diskriminuar nga qeveritë e kaluara.

Gjini: Gjakova ka qenë e harruar nga Qeveria

“Aleanca e ka numrin e dytë më të madh të komunave në Kosovë, janë shtatë dhe normalisht nëse ndahet në komuna del që është pak më shumë. Çështja tjetër që nuk duhet harruar është se komunat si Gjakova për një kohë të gjatë kanë qenë të harruara prej Qeverisë. Edhe tjetra është se përqindjet kur nxirren  duhet me pa se a janë me të vërtetë ato investime komunale që ndodhin në komunë apo janë investime nacionale dhe nuk munden me u llogarit autostradat si investime për shkak se ato janë ndërkomunale. Prapë se prapë mundem me thënë se Gjakova ka mbështetje shumë më të madhe buxhetore prej Qeverisë... jo... ka komuna  që nuk janë të aleancës dhe që kanë buxhet më të madh se Gjakova”, tha ai.

Kabineti qeveritar para pak ditëve ka aprovuar projektligjin për shpronësimin e tokave dhe alokimin e tyre për zonën ekonomike amerikane.

Gjini thotë se kjo zonë do të ketë imput të jashtëzakonshëm në të gjithë rrafshin e Dukagjinit.

Gjini: Zona ekonomike amerikane ka një imput të jashtëzakonshëm për Gjakovën

“Do të jetë një imput i jashtëzakonshëm për qytetin e Gjakovës, por jo vetëm për Gjakovën, por për të gjithë këtë pjesë të rrafshit të Dukagjinit për shkak se të gjitha komunat gravitojnë pothuajse në pjesën qendrore të rrafshit të Dukagjinit. E që është Gjakova, të gjitha komunat janë me largësi të barabartë prej Gjakovës… kjo zonë do të jetë një imput i jashtëzakonshëm për ekonominë e gjithë kësaj zonë, e edhe të Gjakovës jashtëzakonisht”, tha ai.

Gjini tha se janë 500 hektar tokë që janë ndarë për  këtë zonë ekonomike dhe se investimet do të fillojnë gjatë këtij viti.

Ardian Gjini ka premtuar se gjatë këtij viti, do të përfundohet qarkorja, do të investohet në dhjetëra rrugë të Gjakovës, do të punohet në Kuvendin Komunal të Gjakovës, në amfiteatër, në lumin Krena dhe po ashtu ka premtuar edhe ngrohtoren me koogjenerim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...