Mësuesi në Gjakovë dyshohet se ngacmoi seksualisht 27 nxënës

Gjakova

Mësuesi në Gjakovë dyshohet se ngacmoi seksualisht 27 nxënës

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit B.V., për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “ keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Sipas njoftimit për media nga Prokuroria e Gjakovës, i pandehuri që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ” Mazllum Këpuska”,  në Gjakovë,   dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj  27 nxënëseve të një klase/paralele,  në këtë shkollë,  duke përdorur fjalë joshëse e duke i  ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri  ka përmbushur elementet e  veprës  penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat