Dorëzohen paditë për krime lufte ndaj serbëve, Gjakovës i mungojnë rreth 76 persona

Gjakova

Dorëzohen paditë për krime lufte ndaj serbëve, Gjakovës i mungojnë rreth 76 persona

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:40
Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda

(E plotësuar) - Përfaqësues të Zyrës për mbledhjen e fakteve dhe dokumentimin e krimeve të luftës në komunën e Gjakovës i kanë dorëzuar sot Prokurorisë Speciale kontigjentin e nëntë të padive ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999.

Përfaqësues të Zyrës për mbledhjen e fakteve dhe dokumentimin e krimeve të luftës në komunën e Gjakovës i kanë dorëzuar sot Prokurorisë Speciale kontigjentin e nëntë të padive ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999.

Me këtë rast u deklarua se kësaj komune i mungojnë rreth 76 persona nga lufta e fundit në Kosovë.

Shkendije Hoda, udhëheqëse e grupit të shoqërisë civile për komunën e Gjakovës ka thënë se deri më tash kanë dorëzuar mbi 1000 padi. Është shprehur optimiste se këto raste do të zbardhen.

Hoda: Nuk dyshoj që do të zbardhen rastet

“Nuk dyshoj, nuk dyshoj. Për vetë faktin që po iu ndalohet serbëve, në datën e gjashtë janarit që vinë nën petkun e pelegrinëve, po iu ndalohet hyrja në komunën  e Gjakovës, kjo është një dëshmi që diçka këtu po ndodhë”, ka thënë Hoda.

Së fundmi ky grup ka publikuar edhe libër peticionin “Ne nuk e harrojmë luftën në Kosovë 1998-1999”, në të cilin kanë bashkangjitur fotografi e të dhëna për krimet e luftës në Gjakovë. Hoda ka thënë se përmes këtij peticioni kanë kërkuar edhe nga institucionet ndërkombëtare që ta marrin më seriozisht fatin e personave të pagjetur.

Hoda: Në Gjakovë mungojnë përafërsisht 76 persona

“Në komunën e Gjakovës përafërsisht mungojnë edhe 76 persona, 36 apo 37 janë të qytetit të Gjakovës. Javën e kaluar e kemi bërë edhe një libër peticion, është ky libri që e shihni, i kemi përfshirë fotografitë e krimeve që kanë ndodhur në komunën e Gjakovës, shkatërrimet e qyteteve, domethënë monumenteve dhe shtëpive, shpërnguljet, rrahjet fizike, të gjitha ato dëmet materiale dhe fizike që kanë ndodhur në komunë, i kemi përshkruar në këtë libër dhe ia kemi dërguar personelit të të drejtave të njeriut në Strasburg, njëkohësisht edhe tribunalit të Hagës, Gjykatës Speciale dhe sekretarit të SHBA-ve”, ka thënë Hoda, raporton KosovaPress.

Aktivistja Sanije Berisha ka treguar se për djalin e saj është zbardhur rasti, e kjo e ka shtyrë që të merret edhe me rastet e tjera të personave të pagjetur.

Berisha: Pas gjashtë vitesh ma kthyen djalin nga Serbia

“Djalin pas gjashtë vitesh ma kanë sjellë nga Serbia edhe jam shumë e lumtur, se më duket që mund të bëjmë diçka për këta djem, se për djalin tim bëra diçka, çka bëra, që të dalin këta kriminelë, serbët çka kanë bërë, posaçërisht në Gjakovë”, ka thënë Berisha.

Përfaqësues të kësaj zyre kanë apeluar që secila komunë të veprojë si Gjakova në mënyrë që të zbardhen rastet e krimeve të luftës që ndodhën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. 

Dorëzohen në Prokurorinë speciale paditë ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në komunën e Gjakovës ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kontigjentin e nëntë të padive ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.

Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda, është shprehur optimiste se këto raste do të zbardhen. Ajo po ashtu ka thënë se janë pritur mirë nga Prokuroria dhe se janë të kënaqur me punën e tyre.

“Nuk dyshoj. Për vetë faktin që serbëve që vinë me datën e 6 janarit, po iu ndalohet hyrja (në Gjakovë) kjo është një dëshmi që diçka po ndodhë”, ka thënë Hoda.

Ajo ka thënë se komunës së Gjakovës i mungojnë edhe rreth 76 persona nga lufta e fundit në Kosovë.

Bashkë me paditë e qytetarëve, Hoda ka thënë se kanë bashkangjitur edhe dëshmi të ushtarëve serbë të mbetura në Kosovë.

Ky grup ka prezantuar edhe një libër-peticion, në të cilën kanë botuar edhe fotografi nga krimet e luftës që kanë ndodhur në komunën e Gjakovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat