Prokuroria e Gjakovës për një muaj ngriti 131 aktakuza ndaj 170 personave

Gjakova

Prokuroria e Gjakovës për një muaj ngriti 131 aktakuza ndaj 170 personave

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:59
Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, ngritjen e efikasitetit dhe llogaridhënien.

Përmes një njoftimi, kjo Prokurori ka bërë të ditur se në funksion të kësaj, vetëm në muajin janar të këtij viti ka ngritur 131 aktakuza, ndaj 170 personave.

“Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , gjatë muajit janar 2019, janë ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës. Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 5(pesë) aktakuza kundër 9         (nëntë)personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 2( dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 126( njëqindenjëzetegjashtë) aktakuza kundër 161(njëqindegjashtëdhjetenjë) të pandehurve, po ashtu ka bërë 8 (tetë) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë Edukative”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjakovës.

Ajo me tutje ka theksuar se e gjithë kjo punë po bëhet në funksion të luftimit të kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat