Në Gjakovë do të investohen mbi 10 milionë euro

Gjakova

Në Gjakovë do të investohen mbi 10 milionë euro

Nga: A.M. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:36
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, si dhe me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilët është diskutuar për një investim mbi 10 milionë euro në serë hidroponike.

Për më tepër, ai ka shkruar në Facebook se “klima e përshtatshme, lehtësirat legjislative dhe Ligji për Investime Strategjike, po e bëjnë Kosovën destinacion të kërkuar për investime”

Postimi i plotë:

Në takim me ministrin Endrit Shala dhe kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpalos një tjetër projekt i rëndësishëm për bujqësinë, i prezantuar nga investitori “Groëponics Kosova”, investim mbi 10 milionë euro në serë hidroponike, në 5 hektarë tokë në rajonin e Gjakovës, që do të krijojë 130 vende të reja të punës dhe do të rritë kapacitetet eksportuese të Kosovës. Klima e përshtatshme, lehtësirat legjislative dhe Ligji për Investime Strategjike, po e bëjnë Kosovën destinacion të kërkuar për investime dhe janë bazë e fuqishme që Viti i Ekonomisë ta bëjë kthesën pozitive në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat