Kosnett në Gjakovë: Bëhuni shembull i diversitetit etnik - Bota Sot
Kosnett në Gjakovë: Bëhuni shembull i diversitetit etnik

Gjakova

Kosnett në Gjakovë: Bëhuni shembull i diversitetit etnik

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:38
Kosnett në Gjakovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, sot qëndroi për një vizitë në Gjakovë, ku pati takime të ndara me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini dhe Komisionin Komunal për Komunitete dhe Kthim.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh se me ambasadorin Kosnett, biseduan për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe social në Gjakovë si dhe për të ardhmen e Kosovës. Ai shtoi se populli i Kosovës është i bekuar të ketë një mik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomati amerikan u njoftua për së afërmi me gjendjen e komuniteteve jo shumicë në komunën e Gjakovës, ndërsa apeloi që të gjithë qytetarët të respektojnë njëri-tjetrin dhe ta shndërrojnë Gjakovën në qytet shembull ku mbizotëron respekti i ndërsjellë dhe diversiteti etnik, kulturor e fetar.

Nga ana tjetër, anëtarët e Komisionit Komunal për Komunitete kërkuan nga ambasadori Kosnett ndihmën e tij në ri-integrimin e komuniteteve jo shumicë, me theks të veçantë në çështjen e strehimit, si njëra prej sfidave më të mëdha për këto komunitete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...