Zbulohet: Ja pse ndodhi vrasja në Gjakovë

Gjakova

Zbulohet: Ja pse ndodhi vrasja në Gjakovë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Marmull të kësaj komune.

I dyshuari A. Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur një person tjetër A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

I njëjti është duke u trajtuar në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia pasi ka bastisur shtëpinë e të pandehurit, e ka arrestuar të njëjtin dhe i ka konfiskuar armën me të cilën i ka kryer veprat.

Nga ana e Njësisë së forenzikës së policisë rajonale është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë siguruar dëshmitë e nevojshme.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Sot pritet që prokurori i rastit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat