Nuk do ta besoni se çka po transporton Gjakovari me Golf 2 - Bota Sot
Nuk do ta besoni se çka po transporton Gjakovari me Golf 2

Gjakova

Nuk do ta besoni se çka po transporton Gjakovari me Golf 2

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shofer nga Gjakova e ka gjetur një mënyrë jo edhe aq të zakonshme për të transportuar një viç.

Siç shihet nëpër disa fotografi të dërguara, pronari i një veture Golf 2 me targa të Gjakovës nuk e ka patur problem që ta vendosë një viç të vogël në pjesën e bagazhit të veturës.

Këtë veprim e kanë parë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, pasi viçi duket se ishte kurioz për të parë nga dritarja çfarë po ngjante jashtë veturës.

Neve na mbetet që të qeshim me këto pamje dhe të shpresojmë që udhëtarët bashkë me viçin të kenë mbërritur shëndosh e mirë në destinacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...