Riaktualizohet mbrojtja e Kullës " Sulejman Vokshi", partitë në pushtet kundërshtojnë

Gjakova

Riaktualizohet mbrojtja e Kullës " Sulejman Vokshi", partitë në pushtet kundërshtojnë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:44
“Kulla e Sulejman Vokshi”.

                                     

Sot në mbledhjen e Komitetit për Politik dhe Financa të Kuvendit Komunal në Gjakovë, Alternativa ka kërkuar që në mbledhjen e Asamblesë Komunale të shfuqizohet plani urbanistik "Gjakova qendër 2005", plan ky që cënon monumentet e trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë Kullën e Sulejman Vokshit.

Kërkesa për shfuqizimin e planit të vitit 2005, u bë me qëllimin e mbrojtjes nga ndërtimet e larta për rreth objektit "Kulla Sulejman Vokshi", por ashtu siç edhe është pritur, kjo pikë u kundërshtua nga partit në pushtet, AAK, PDK dhe Nisma.

Plani rregullativ urban “Qendra Gjakova 2005” është në kundërshtim me ligjin NR. 02/L-88 PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE, neni 4, pika 4.10 dhe 4.11, neni 6, pika 6.4, dhe te LGJIT NR.04/L-174 PER PLANIFIKIM HAPESINOR, neni 1 dhe neni 18, me ç’rast, objektet që janë ndërtuar deri me tani dhe ato që parashihen të ndërtohen sipas këtij plani rregullativ urban, shkelin hapësirën prej 50 metrash nga perimetri i monumentit të trashëgimisë kulturore “Kulla e Sulejman Vokshi”.

Gjithashtu, shfuqizimi i këtij plani do mundësonte krijimin e Ansamblit te trashëgimisë kulturore/arkitekturore duke e përcaktuar si sipërfaqe tw mbrojtur qe përfshinë të gjitha Monumentet të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit në qendren e qytetit te Gjakovës, konkretisht mbrojtjen dhe konservimin e monumenteve që janë ne afërsi dhe kanë lidhje historike e hapësinore njëra me tjetrën siç janë: Kulla “Sulejman Vokshi”, Varri i “Mehmet Ali Pashë Maxharrit”, Kulla “Abdullah Pashë Dreni”, Teqja e “Shejh Eminit”, shtatorja e “Sulejman Vokshit”, si dhe lapidari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me këtë rast, shfuqizimi i planit rregullativ urban “Qendra Gjakova 2005”, është respektim i ligjit NR. 02/L-88 PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE dhe te LIGJIT NR.04/L-174 PER PLANIFIKIM HAPESINOR planifikim hapësinor, neni 1, neni 17 dhe neni18.

Alternativa konsideron se qeverisja e Ardian Gjinit vazhdon të rrezikoj Kullën për interesa klanore dhe politike.

Hapi i radhës është që në koordinim me partitë opozitare të iniciohet mbledhja e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme ku do të kërkohet shfuqizimi i planit rregullativ urban "Qendra Gjakova 2005".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat