Kërkohet një muaj paraburgim për burrin që grushtoi gruan e tij

Gjakova

Kërkohet një muaj paraburgim për burrin që grushtoi gruan e tij

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:23
Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin A.K., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, saktësisht ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Të hënën në banesën e tyre në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, i pandehuri A.K., i shkakton lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte në tërë trupin.

Goditjet kanë vazhduar edhe më shumë kur e dëmtuara me zë të lartë ka kërkuar ndihmë, dhe kështu e njëjta ka lëndime në të dy duart dhe në supin e djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat