Këshilltarët komunalë në Gjakovë pranojnë sfidën për mbjelljen e pemëve

Gjakova

Këshilltarët komunalë në Gjakovë pranojnë sfidën për mbjelljen e pemëve

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:17
Këshilltarët komunalë kanë siguruar dhe kanë mbjellë 18 fidanë të llojeve të ndryshme.

Një pjesë e këshilltarëve komunalë të Gjakovës, kryesisht nga subjektet e koalicionit qeverisës, i janë përgjigjur sot sfidës së kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, për mbjelljen e pemëve.

Këshilltarët komunalë kanë siguruar dhe kanë mbjellë 18 fidanë të llojeve të ndryshme.

Gjini ka sfiduar edhe këshilltarët komunalë nga partitë opozitare në Gjakovë, por deri më tani ata nuk i janë përgjigjur kësaj sfide.

Ndryshe, sfida për mbjellje të një peme është duke vazhduar me trend të lartë në Kosovë dhe ka përfshirë politikanë, artistë dhe qytetarë të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat