Sot bëhet ribashkimi i pesë trupave të martirëve të Gjakovës - Bota Sot
Sot bëhet ribashkimi i pesë trupave të martirëve të Gjakovës

Gjakova

Sot bëhet ribashkimi i pesë trupave të martirëve të Gjakovës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:13
Gjakovë

Sot në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Gjakovës në Kodrën e Çabratit do të bëhet ribashkimi i pesë trupave të identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Shoqata “Thirrjet e Nënave” njoftoi se bëhet fjalë për martirët Ilir Berisha, Ferhat Bicurri, Driton Lluhani, Florim Luzha dhe Taulant Nura.

Kjo shoqatë thotë se ribashkimi i trupave përmes një ceremonie të veçantë me familjarë do të bëhet në ora 13:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...