Të rinjtë gjakovarë pastrojnë Shkugëzen - Bota Sot
Të rinjtë gjakovarë pastrojnë Shkugëzen

Gjakova

Të rinjtë gjakovarë pastrojnë Shkugëzen

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:33
Foto

Mbi 300 të rinj e të reja kanë marrë pjesë sot në aksionin për pastrimin e parkut të Shkugëzes, aktivitet ky i organizuar nga Komuna e Gjakovës dhe shoqëria civile.

Pjesë e grupit të madh të pastrimit ka qenë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili ka thënë se është i kënaqur me faktin se në Gjakovë është rritur entuziazmi i qytetarëve për të marrë pjesë në aksione të tilla të pastrimit, por gjithsesi ka kërkuar që krahas kësaj të ketë më shumë vëmendje për mbrojtje të ambientit edhe duke mos hedhur mbeturina apo duke denoncuar ata që hedhin.

Sipas kryetarit Gjini nëse një trend i tillë i pastrimit dhe mos hedhjes së mbeturinave vazhdon edhe në të ardhmen, shumë shpejtë Gjakova do të jetë qyteti më i pastër, jo vetëm në Kosovë.

Aksione të tilla për pastrimin e lokacioneve të ndryshme në komunën e Gjakovës do të organizohen edhe ditëve në vazhdim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...