Mbillen pemë në Gjakovë për Ditën e Tokës

Gjakova

Mbillen pemë në Gjakovë për Ditën e Tokës

Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Ditën Ndërkombëtare të Tokës, datë 22 Prill, Gjakova do t‘iu dedikoj gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit, atyre që besuan se Kosova mund të bëhet shtet një ditë.

Për nder të të gjithë Dëshmorëve, Martirëve dhe të Zhdukurve të komunës sonë, ne si insitucion së bashku me të gjithë familjarët e të rënëve do të mbjellim fidane. Secili prej tyre do të mbart emrin përkatës, andaj ftojmë familjarët e dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve të qytetit që të jenë të pranishëm në varrezat e Martirëve në Çabrat me datë 22 Prill nga ora 11:00.

Gjakova ka një trung të fortë degët e së cilës ia prenë padrejtësisht!

Mbjellet e fidaneve do të zhvillohen nëpër të gjitha rajonet e komunës së Gjakovës në data të caktuara deri më 5 Qershor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat