Vjollca Ferizi rrëfen se si iu vra bashkëshorti nga serbët - Bota Sot
Vjollca Ferizi rrëfen se si iu vra bashkëshorti nga serbët

Gjakova

Vjollca Ferizi rrëfen se si iu vra bashkëshorti nga serbët

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:14
Asaj ia kanë vrarë bashkëshortin, Avni Sherifin, si dhe ia kanë djegur shtëpinë, krim për të cilin ajo fajëson Vuk Mirkoviqin

Vjollca Ferizi, gruaja nga Gjakova, është personi i radhës që ka folur për krimet e kryera nga serbët gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Asaj ia kanë vrarë bashkëshortin, Avni Sherifin, si dhe ia kanë djegur shtëpinë, krim për të cilin ajo fajëson Vuk Mirkoviqin.

“Kur kam ardhur në ora tre të natës, kunetërit e mi mi kanë hap dyert dhe më thanë ta kanë plagos burrin. Unë me atë mendim kam ardhur. Kur kam shkuar te kunati më kanë thënë ‘ti shëndoshë se Avniun e kanë vrarë’. Atëherë ku është Avniu? Është në oborr të vetin, nuk mundesh me hy më thanë, por unë kam hyrë se e kam pasur një derë të vogël për në shtëpi dhe Avniun e kam gjetur me 15 plumba”.

“I thash më fal Avni, shtëpinë e paskan djegur, duhet djemve me ia shty bile këtë pasuri, se pasurinë më të madhe ma kanë marr”.

“Shtëpia kë qenë e djegur krejt. Kam shkuar edhe një herë te kunati, ku kunata më tha “e forte je, qysh po mundesh me e bajt kështu. I thash se durimi është diçka më e vlefshme se krejt”.

“Kam dalë rreth orës shtatë këtu në oborr dhe kam kërkuar ndihmën e rrethit këtu, të cilët fillimisht i pyeta se a janë mirë të gjithë dhe a kanë shpëtuar. Më pas i tregova për Avniun. Ata më thanë se do të kujdesen që ta marrin dhe largojnë prej tokës”.

“Ky është veprimi i atyre krimineleve”, deklaroi Vjollca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...