Lirohet nga akuza arsimtarja nga Gjakova që dyshohej se rrahu nxënësit me rrip

Gjakova

Lirohet nga akuza arsimtarja nga Gjakova që dyshohej se rrahu nxënësit me rrip

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:17
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurës L.D, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, akuzohet se ka kryer veprat penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim i lehtë trupor.

Gjyqtari  pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se e akuzuara, L.D. ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

E pandehura L.D. akuzohet se nga fillimi i vitit shkollor 2015 e deri më 11 dhjetor 2015, në shkollës fillore Emin Duraku  në Gjakovë, si arsimtare e matematikës në mënyrë të vazhdueshme si person zyrtar, keqpërdor detyrën zyrtare dhe autorizimet e saj dhe keqtrajton, frikëson personin tjetër përkatësisht nxënësin e saj të klasës Vl/., fëmijën E.S. duke e goditur me shuplaka e po ashtu, më 11 dhjetor 2015, në orën e matematikës e akuzuara merr rripin e nxënësit R.P. i cili e kishte mbi bankë dhe me të e kishte goditur në kokë dhe në trup nxënësin E.S. duke shkaktuar tek fëmija frikë, ankth dhe mos guxim të vijimit të mëtejmë të mësimit pranë asaj shkolle.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat