Mësuesja që akuzohej për rrahje në Gjakovë shpallet e pafajshme, nëna e nxënësit paralajmëron ‘hakmarrje’ - Bota Sot
Mësuesja që akuzohej për rrahje në Gjakovë shpallet e pafajshme, nëna e nxënësit paralajmëron ‘hakmarrje’

Gjakova

Mësuesja që akuzohej për rrahje në Gjakovë shpallet e pafajshme, nëna e nxënësit paralajmëron ‘hakmarrje’

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:42
Arta Skenderi nga Gjakova tregon për rastin e djalit të saj Ermal Skenderi, për të cilin thotë se është rrahur nga mësimdhënësja e tij L.D

Mësimdhënësja që akuzohej se kishe rrahur nxënësin në Gjakovë është shpallur e pafajshme. Kjo ka mllefosur edhe më tutje prindërit e të miturit. Nëna e tij kërcënoi se hakun do i’a japin vet prindërit nëse shkalla e dytë në Gjykatë nuk sjell drejtësi për të. Sipas nënës, djali i saj, si pasojë e rrahjes ka pësuar edhe vdekje klinike, ndërkohë që janë bërë 4 vite që ka ndërprerë mësimin.

Arta Skenderi nga Gjakova tregon për rastin e djalit të saj Ermal Skenderi, për të cilin thotë se është rrahur nga mësimdhënësja e tij L.D. Sipas saj, djali kishte duruar dhunën për një gjysmë-vjetor, derisa një ditë ishte alivanosur duke pësuar kështu edhe vdekje klinike.

Më e rënda për të dy, ishte kur mësimdhënësja u shpall e pafajshme nga Gjykata, përkundër që Skënderi thotë se edhe organet kompetente i kanë dokumentuar se është përdorur dhunë në djalin e saj. Ndërsa Ermali ka 4 vite që është ndalur nga shkolla si pasojë e kësaj.

“11 vjeç ka qenë kur i ka ndodhur rrahja. Dy vjet ka përdorur terapinë. Pas dy viteve djali është detyruar të shkojë të daja i tij për shkak se i janë endur nga shtëpia. Ka pasur frikë nga ajo [mësuesja]”, tregon për RTV Dukagjinin, nëna e djalit të rrahur, Arta Skënderi.

Edhe avokati i saj Prek Kola, është i habitur me vendimin e gjykatës.

“Ne si përfaqësues i palës së dëmtuar konsiderojmë se ka pasur prova të mjaftueshme, pasi provat ekzistojnë në provat e lëndës, dëshmia e të dëmtuarit dhe disa deklarata që kanë dhënë të miturit ën procedurat e mëhershme, por ato deklarata shihet çartë se janë ndikuar nga e akuzuara”, thotë avokati Prek Kola.

E nëse dhe tek Gjykata e Apelit nuk do të gjendet drejtësia, nëna Arta Skënderi kërcënon se hakun do i’a jap vet mësimdhënëses.

“Ajo ka ndodhur para katër vjetëve, por ajo çka do të ndodh tash ’99-shi pak ka qenë. Më ka prek në djalë. Edhe pulat në oborr, siç thonë, do t’ia bëj rrafsh. Atë le ta ketë të ditur”, tha më tej Arta Skënderi.

RTV Dukagjini ka tentuar të marr edhe një përgjigje nga drejtori i shkollës, por kjo temë, vetëm sa e bëri nervoz atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...