Banorët e fshatit Kusar i dërgojnë kërkesë kryetarit Ardian Gjini

Gjakova

Banorët e fshatit Kusar i dërgojnë kërkesë kryetarit Ardian Gjini

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:37
Banorët e fshatit Kusar

Banorët e fshatit Kusar dhe fshatrave përrreth të cilët protestuan dje para Kuvendit Komunal të Gjakovës për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, i ka parashtruar kërkesë kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini.

Në një komunikatë, thuhet se dje kanë marrë dy dokumente ku thuhet se kinse Komuna e Gjakovës po kërkon ndalimin, por sipas tyre, është vetëm një manipulim për opinionin.

Sipas tyre, dokumentet e Komunës janë shumë konfuze dhe po hezitojnë të kërkojnë ndalimin dhe anulim e gurthyesit.

Ata i kanë përsëritur kërkesat e tyre.

“Në kërkojmë t'ju drejtoheni Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me kërkesë për ndalimin e punimeve dhe anulim të vendimit, ky problem të zgjidhet nga Komuna dhe MMPH dhe të ndalet menjëherë degradimi në terren. Të kërkoni nga MMPH dosjen e të gjitha dokumenteve dhe të kërkoni ndërhyrje në procedurë. Nëse ju thoni nuk keni dhënë pëlqim dhe se dokument ‘njoftim’ është keqpërdorur, ju lutem paditeni shkelësin e ligjit”, thuhet në kërkesën e banorëve drejtuar kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat