Sot nderohen të gjithë dëshmorët e Hasit

Gjakova

Sot nderohen të gjithë dëshmorët e Hasit

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 07:28
Ilustrim

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Bashkinë e Krumës dhe në koordinimin me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, kanë shënuar Javën e Dëshmorëve të kësaj zone.

Sot mbyllet kjo javë me një akademi përkujtimore në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë për liri në trevën e Hasit.

Akademia do të mbahet në ora 17:00 në ambientet e Shkollës Fillore "Haxhi Hoti" në Rogovë.

Duke qenë se sot është 21 vjetori i rëniës heroike të Haxhi Hotit i njohur si Komandant Lleshi, fillimisht në ora 14:00 do të bëhen homazhe tek varri i heroit të kombit Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat