Gjini: Gjakova, komuna e parë që hap dosjet - Bota Sot
Gjini: Gjakova, komuna e parë që hap dosjet

Gjakova

Gjini: Gjakova, komuna e parë që hap dosjet

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:18
Ardian Gjini

Me qëllim të transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies, në komunën e Gjakovës sot është inauguruar Zyra e avancuar e prokurimit, me ç’rast u tha se këtë trend të prokurimit duhet ta ndjekin edhe komunat tjera.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini u shpreh i lumtur për këtë proces,  duke theksuar faktin se komuna e Gjakovës është komuna e parë që ka hapur të gjitha dosjet, gjë që sipas tij ndikon edhe në transparencë.

Gjini: Jemi të lumtur që Gjakova është komuna e parë që ka hapur dosjet                                

“E zbuluam këtë pllakë, e cila shënon përparimin që kemi bërë edhe në aspektin fizik, do të thotë në pajisje, në arkil, gjithçka tjetër edhe në aspektin e mbështetjes që i kemi pasur edhe në vetë procesin e prokurimit. Jemi të lumtur që gjatë këtij procesi Gjakova ka qenë komuna e parë që i ka hapur të gjitha dosjet, do të thotë kemi prirë në këtë aspekt që ka ndikuar në transparencë. Jam i lumtur që sot e kemi një proces të vëzhguar plotësisht”, tha ai.

Drejtoresha e Zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID, Christina Davis, tha se këtë trend të prokurimit duhet ta ndjekin edhe komunat tjera.

Davis: Këtë trend duhet të ndjekin edhe komunat tjera                  

“Pajisjet që kemi furnizuar shpresojmë që do t’ju ndihmojnë në avancimin e procesit të prokurimit. Sistemi i ri i arkivimit natyrisht që lehtëson procesin në gjetjen e dokumenteve apo dosjeve. Dhe natyrisht vëzhgimi me kamera e bën punën më të sigurt. Dhe kjo e bën më profesionale procesin e prokurimit. Qytetarët e Gjakovës do të përfitojnë nga ky proces. Gjakova është komuna e parë e cila ka bërë publike kontratat dhe Gjakova ka vendosur një trend të cilën duhet ta ndjekin edhe komunat tjera”, ka thënë Davis.

Përmes këtij donacioni, USAID ka pajisur komunën me mjete për vlerësimin e ofertave dhe hapjen e ofertave për t’i modernizuar dhe profesionalizuar proceset kyçe të prokurimit, si dhe siguron hapësira të mjaftueshme për të mundësuar një mjedis pune transparent gjatë procesit të hapjes dhe vlerësimit të ofertave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...