Banorët e një fshati në Gjakovë qe tre ditë pa rrymë

Gjakova

Banorët e një fshati në Gjakovë qe tre ditë pa rrymë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Banoret e fshatit Cermjan të Gjakovës nga dita e diele nuk kanë energji elektrike.

Disa banorë kanë deklaruar për Reporteri.net se ata kanë e kanë njoftuar KEDS-in se janë qe tre ditë terr por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ana e tyre.

Zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala ka konfirmuar se ky fshat ka pasur mungesë të rrymës, por siç thotë të kohëpaskohshme për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa njofton se nga sot është rregulluar ky problem.

“Ka pasë kohë pas kohë prishje në atë pjesë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Ekipet e KEDS-it gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren dhe i kanë sanuar në vazhdimësi ato. Nga mesdita e sotme është çdo gjë në rregull”, ka deklaruar Buzhala.

Përkundër se KEDS thotë se rryma është rregulluar, banorët e Cermjanit mohojnë këtë gjë, duke thënë se vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat