Java Egjiptiane vijon në Gjakovë, Gjini i kënaqur me aktivizimin e këtij komuniteti - Bota Sot
Java Egjiptiane vijon në Gjakovë, Gjini i kënaqur me aktivizimin e këtij komuniteti

Gjakova

Java Egjiptiane vijon në Gjakovë, Gjini i kënaqur me aktivizimin e këtij komuniteti

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 07:25
Gjakovë

Në tërë vendin po shënohet Java Egjiptiane në shënim të ditës së këtij komuniteti që është 24 qershori.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në Gjakovë është mbajtur tubim publik, në të cilin përpos shumë qytetarëve nga komuniteti egjiptian, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe zëvendësministri i ministrisë së Arsimit, Artan Berisha, i cili po ashtu vjen nga radhës e këtij komuniteti.

Në fjalën e tij, Gjini ka thënë se përcaktimi i kësaj date është një lajm i mirë për komunitetin egjiptian, ndërsa ka shtuar se kohëve të fundit është duke u vërejtur që pas një diskriminimi pasiv, komuniteti egjiptian ka filluar të këndellet dhe të avancojë në shumë sfera të jetës.

Duke bashkëbiseduar me qytetarët e këtij komuniteti, Gjini ka përmendur disa dhjetëra projekte që janë duke u realizuar ose që planifikohet të realizohen, e të cilët e tangojnë drejtpërsëdrejti komunitetin egjiptian.

Ndryshe, Gjakova, si njëra prej qyteteve me numrin më të madh të banorëve nga ky komunitet, do të mirëpresë edhe aktivitete të tjera. 

Për sot do të mbahen turnir në futboll në këtë qytet, por edhe ne Pejë, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Obiliq.

Ndërsa në Fushë Kosovë janë paraparë edhe maratona në vrapim dhe aktivtet i lirë me fëmijë gjatë mesditës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...