Nisin punimet në revitalizimin e urës së Terezive dhe asaj të Tabakut

Gjakova

Nisin punimet në revitalizimin e urës së Terezive dhe asaj të Tabakut

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 07:11
Ky aktivitet bëhet në bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim sot do të fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut.

Ky aktivitet bëhet në bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës dhe është pjesë e projektit Dialogu Ndërkomunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

Punimet në këtë projekt që do të zgjasin tre muaj përfshijnë zbukurimin e vendeve përreth urave, krijimin e shtigjeve të reja, vendosjen e ulëseve, elektrifikimin dhe shënimet historike dhe interpretimin e vendndodhjes.

Prezent në fillimin e punimeve do të jenë kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Maria Suokko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat