Aksioni për lojërat e fatit në Gjakovë, 8 të arrestuar - Bota Sot
Aksioni për lojërat e fatit në Gjakovë, 8 të arrestuar

Gjakova

Aksioni për lojërat e fatit në Gjakovë, 8 të arrestuar

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:03
Gjakovë

Policia e Kosovës mbrëmë zhvilloi një aksion në nëntë lokacione të ndryshme në Gjakovë ku po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.

Policia ka arrestuar tetë të dyshuar I. B. 43-vjeç, B. M. 26-vjeç, V. P. 38-vjeç, A. Sh. 30-vjeç, E. N. 31-vjeç, J. B. 39-vjeç, L. A. 27-vjeç dhe G.A. 30-vjeç.          

Si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar dëshmi relevantë që do përdoren në procedura të mëvonshme gjyqësore.

Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...