Rektori i ri i PDK-së në Gjakovë ka qenë i akuzuar për atentat

Gjakova

Rektori i ri i PDK-së në Gjakovë ka qenë i akuzuar për atentat

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 21:26
Artan Nimani është zgjedhur rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Një zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës sot ka marrë një post të ri. Artan Nimani është zgjedhur rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Nimani është i njohur si anëtar i Këshillit Drejtues të partisë së Kadri Veselit, e cila, bashkë me disa parti të tjera aktualisht qeveris Kosovën.

Së fundmi, Nimani u pa edhe në Konventën e PDK’së, të mbajtur javë më parë, afër figurave kryesore të partisë.

E, mbi një dekadë më parë, rektori i ri i PDK’së në Gjakovë ishte akuzuar, bashkë me disa të tjerë, për atentat ndaj një personi.

Nimani ishte arrestuar me akuzën për sulm, në vitin 2007, ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Anton Berisha.

Në gjyq, ai e kishte mohuar akuzën, sikurse edhe të akuzuarit e tjerë, Agron Haradinaj, Mentor Cela dhe Agim Hoti.

Nimani në fund të gjykimit ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat