Shkelje gjatë ndërtimit të QKMF-së në Gjakovë

Gjakova

Shkelje gjatë ndërtimit të QKMF-së në Gjakovë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:59
QKMF në Gjakovë

Auditori gjen shkelje të kontratës, Komuna: Jemi të kënaqur me zhvillimin e punimeve në objektin e ri të QKMF-së

Ky do të jetë objekti i ri i Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. E derisa po kryhen punimet, janë gjetur edhe vërejtje në zbatimin e kontratës.

Në raportin e Auditorit të Përgjitshëm per Komunën e Gjakovës, një nga të gjeturat lidhet me monitorimin e Komunës për këtë investim të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Nga inspektimi fizik i projektit Ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, në vlerë 802,174€, kemi gjetur se disa pozicione/punë në vlerë 51,148€ nuk ishin realizuar sipas paramasës/kontratës, ndonëse të njëjtat ishin pranuar nga menaxheri i kontratës dhe ishin përfshirë në situacionin e punimeve si të përfunduara dhe të cilat ishin paguar”.

Por në Komunën e Gjakovës thonë se kjo e gjetur nuk ka asnjë bazë.

Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë Komunë, Adelina Shehu-Kola sqaron pse dyert nuk kanë qenë të montuara.

Shehu-Kola thotë se janë të kënaqur me ecurinë e punëve për këtë projekt të nisur më 2017.

Për partinë më të madhe opozitare në këtë komunë, raporti i auditorit është pranuar nga vetë kryetari i Komunës bashkë me gjetjet.

Ali Tafarshiku nga Alternativa thotë se zbatimi i kontratës nuk po ndodhë as për aspekte tjera të funksionalizimit të këtij objekti.

Në ministrinë e Shëndetësisë, thonë se punët për funksionalizimin e këtij objekti po ecin më shpejt se që është planifikuar.

Sa iu përket gjetjeve të auditorit, Faik Hoti nga kjo ministry thotë se në fund gjithsesi do ta bëjnë kontrollin teknik.

Ndërkohë përfundimi dhe funksionalizimi i objektit të ri të QKMFse pritet të ndodhë në muajin nëntor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat