Nis ndërtimin e shtëpive për dy familje skamnore në Gjakovë

Gjakova

Nis ndërtimin e shtëpive për dy familje skamnore në Gjakovë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Petrol Company sot zyrtarisht ka filluar ndërtimin e dy shtëpive për dy familje në nevojë në komunën e Gjakovës, ku edhe iu është bërë thirrje të gjithë qytetarët që të furnizohen në Petrol Company, në mënyrë që të ndërtojnë sa më shumë shtëpi për familjet në nevojë.

Latif Halilaj tregoi se kjo kompani po ndërton shtëpinë e tij por edhe të vëllait Idriz Halilaj.

Halilaj: Kam qenë shumë keq, e falënderoj Petrol Companyn

“E falënderoj Petrol Companyn që ka marrë iniciativë për këtë vend sepse shumë keq kam qenë, një dhomë e kam me pesë anëtarë. Ky vëllai, edhe ky ka qenë keq, tash edhe këtij ia kanë mundësu”, ka thënë ai.

Menaxherja e Petrol Company, Valentina Mekani tha se kompania e tyre ka disa muaj që ka nis një kampanjë duke ndarë nga një cent për çdo litër për ndërtimin e tetë shtëpive për tetë familje me nevojë.

Mekani: T’i strehojmë edhe familjet tjera

“Po mendojmë për një periudhë shumë të shkurtër me ndërtuar, tash varet nga punimet e punëtorëve por synimi jonë është për ditë të bajramit me hy në shtëpi...iu bëjë thirrje të gjithë qytetarët kudo që ndodhën të furnizohen në Petrol Company që t’i japim mundësi për t’i strehuar edhe shumë familje tjera, t’i ndërtojmë edhe shumë shtëpi tjera”, tha ajo.

Petrol Company ka falënderuar të gjithë klientët e sajë të cilët po japin kontributin e tyre, duke u furnizuar në Petrol Company.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat