Ardian Gjini tregon se çfarë raporte ka me kryetarët e komunave të tjera

Gjakova

Ardian Gjini tregon se çfarë raporte ka me kryetarët e komunave të tjera

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:10
Ardian Gjini

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ishte sonte njëri ndër mysafirët e ftuar në emisionin veror “21 Gradë”. Ardian Gjini foli për aktivitetet kulturore të komunës së Gjakovës, jetën e natës si dhe jetën e tij private. Gjini gjatë bisedës së zhvilluar tregoi se çfarë raporte ka me kryetarët e komunave të tjera.

Ai tha se me disa ka miqësi më shumë pasi që ka kaluar kohë më shumë me ta, e me disa të tjerë ka vetëm takime zyrtare, por që i respekton të gjithë.

“Kemi takime me kryetarët e tjerë të komunave, me disa kemi edhe miqësore e me disa të tjerë zyrtare. Të drejtën po ju them, marrëdhënie të këqija, të këqija o fjala nuk kam me asnjë prej kryetarëve të komunave, me absolutisht asnjë prej tyre. Miqësia është diçka që ndodh me kohë, disa të tjerë i kam më shumë miq se kam kaluar shumë më tepër kohë me ta, e ka të tjerë me të cilët në diskurs publik ose mendime politike edhe nuk pajtohem, po janë krejt të kuptueshme për mua. Të gjithë i respektoj… dhe unë nuk kam asnjë problem me asnjë kryetar të komunave.”, ka thënë ai. Si çdo të mërkurë, emisioni veror “21 Gradë” ndërron vendndodhjen dhe emisioni i sotëm u zhvillua në qytetin e bukur të Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat