Nesër në Gjakovë protesta për lirimin e Tomor Morinës

Gjakova

Nesër në Gjakovë protesta për lirimin e Tomor Morinës

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 00:17
Tomor Morina

Nesër në qytetin e Gjakovës do të mbahen protesta për lirimin sa më të shpejtë të ish-ushtarit të UÇK’së, Tomor Morina.

Protesta do të mbahet në parkun e qytetit “Nënë Tereza” dhe do të filloj në orën 11:00.

Kjo protestë është organizuar nga shoqatat e dalura nga lufta, veteranët, familjet e dëshmorëve dhe martirëve dhe grupi i tfiozëve “KuqeZinjtë e Jakovës”.

“Tomori rrezikoj lirinë e tij për lirinë tonë, ne e duam lirinë e tij sepse atëherë liria ka kuptim”, është motoja e kësaj proteste.

Tomor Morina është arrestuar në kufirin e Bllacës në Maqedoni të Veriut, me fletëarrest të Serbisë dhe po mbahet në paraburgim ndërsa Serbia ka bërë kërkesë për ekstradim të tij.

“Sa më shumë që marrin pjesë në protestë, aq më shumë ju bëjmë me dije se kjo duhet të jetë hera e fundit që luftëtarët tanë, ndalohen ose arresohen me akuza të Millosheviqit”, thuhet në kumtesën për protestë ku bëhet thirrje për protestë masive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat