Në Gjakovë mbahet protesta për lirimin e Tomor Morinës

Gjakova

Në Gjakovë mbahet protesta për lirimin e Tomor Morinës

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar sot në Gjakovë është mbajtur një protestë me kërkesë lirimin e ish-luftëtarit të UÇK’së, Tomor Morina.

Protesta kishte filluar në orën 11:00 dhe në të morrën pjesë dhjetëra qytetarë. Ajo ishte organizuar nga shoqatat e dala nga lufta, familjarët e dëshmorëve dhe grupi i tifozëve “KuqeZinjtë e Jakovës”.

Në protestë morri pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm të Tomorit.

Tomor Morina është një ish-ushtar i UÇK’së që u arrestua në kufirin e Bllacës nga autoritetet maqedonase. Ai është arrestuar me një urdhërarrest të Serbisë që është lëshuar për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftë.  Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat