Manaj: Gjakova i ka dhënë LDK-së trurin, zemrën dhe forcën

Gjakova

Manaj: Gjakova i ka dhënë LDK-së trurin, zemrën dhe forcën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 07:19
Foto nga takimi

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka qëndruar në Gjakovë së bashku me kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani dhe një bashkëpunëtorë të tjerë.

Pas këtij tubimi, Manaj tha se Gjakova është themeli i filozofisë politike dhe nacionale të LDK-së dhe i ka dhënë partisë së tij trurin, zemrën e forcën.

Sipas tij, Gjakova i ka thënë “po” LDK-së dhe Vjosa Osmanit.

Postimi i plotë i Shkëmb Manajt:

Gjakova është themeli i filozofisë tonë politike dhe nacionale! Ajo i ka dhënë LDK-së trurin, zemrën dhe forcën.

Ne po ngritemi në Gjakovë, që të ngritemi në gjithë Kosovën.

Ne jemi dhe do të jemi të parët dhe do ta qeverisim mirë këtë vend dhe këtë popull!

Sonte, Gjakova e traditës dhe kulturës, i tha PO LDK-së dhe Vjosa Osmanit për kryeministre.

LDK 134

Vjosa OSMANI. 1

Shkëmb MANAJ. 29

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat