KRU Gjakova apelon që uji i ujitjes të mos përzihet me atë të pijes - Bota Sot
KRU Gjakova apelon që uji i ujitjes të mos përzihet me atë të pijes

Gjakova

KRU Gjakova apelon që uji i ujitjes të mos përzihet me atë të pijes

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:09
KRU Gjakova

KRU Gjakova apelon me theks të veçantë tek konsumatorët e fshatit Xërxë por dhe të gjithë konsumatorët tjerë që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të ujitjes, mos ta përziejnë atë me ujë të pijes.

“Me datë 16.09.2019  kontrolla e KRU Gjakova ka hasur në një konsumator i cili ka bërë përzierjen e ujit të ujitjes me ujë të pijes dhe menjëherë i kanë njoftuar inspektorët sanitarë në Rahovec, poashtu ne si Kompani kemi përgatitur edhe kallëzimin penal ndaj këtij konsumatori”, thuhet në reagimin e KRU Gjakova.

KRU Gjakova lut të gjithë konsumatorët që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit të ujitjes dhe të mos e përziejnë me ujin e pijes siç ka bërë konsumatori i cekur më lartë.

“Sepse siç dihet një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e popullatës, dhe për raste të tilla Kompania jonë nuk merr përgjegjësi”, thuhet në fund të apelit të KRU Gjakova drejtuar konsumatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...