Dyshohet se fotografoi votën, gruaja nga Gjakova i ikë policisë

Gjakova

Dyshohet se fotografoi votën, gruaja nga Gjakova i ikë policisë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Në një qendër të votimit në Gjakovë ka pasur dyshime se një grua e ka fotografuar votën. Ajo nuk ka mundur të presë që të arrijë Prokurori dhe është larguar nga vendvotimi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se e dyshuara është e njohur për policinë dhe është ngritur aktakuzë ndaj saj.

“Dyshohet se një grua e ka fotografuar votën. Policia e ka identifikuar, është ngritur aktakuzë ndaj saj dhe është ftuar të paraqitet në polici, por deri më tani nuk i është përgjigjur ftesës së policisë” ka thënë Graishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat