S’ka masë ndaj gjashtë policëve që rrahën të paraburgosurin për vjedhje

Gjakova

S’ka masë ndaj gjashtë policëve që rrahën të paraburgosurin për vjedhje

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:16
Gjakovë

Kërkohet dëmshpërblim për të paraburgosorin që u rrah nga 6 policë në stacionin policor në Gjakovë.

Brenda objektit të policisë në Gjakovë ishte kryer një akt dhune nga vetë krerët e institucionit.

Madje dhunën e kishe nisur komandanti i stacionit, Kristë Gjokaj, e pas tij grushte kanë dhënë edhe pesë vartës.

Dhuna është ushtruar ndaj Muhamer Raifit, i paraburgosur me dyshimin për vjedhje. E me të marrë veten e kishte denoncuar edhe rastin.

Pas kësaj Inspektorati Policor kishte kërkuar suspendim për të dyshuarit, e të njëjtit edhe janë suspenduar.

Megjithatë major Gjokaj bashkë me 5 personat  tjerë kanë veshur përsëri uniformat e tyre duke u kthyer në punë.

Në lidhje me këtë veprim në Inspektoratin e Policisë thonë se kthimi i tyre në punë nuk i pengon hetimeve.

“Në përputhje me ligjin e IPK-së, pas ngritjes së kallëzimit penal, IPK ka vlerësuar se të njëjtit nuk pengojnë procedurën hetimore dhe i ka rekomanduar Policisë së Kosovës ndërprerjen e masës së suspendimit për këta gjashtë zyrtarë policorë  (një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë)”.

Ndërkohë në Institucionin e Avokatit të Popullit konsiderojnë se i dëmtuari duhet të shpërblehet.

Kurse në Këshillin për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e dënojnë ashpër rrahjen e Raifit, duke thënë se fatmirësisht kjo çështje nuk është shndërruar në dukuri.

Në anën tjetër avokati i Raifit në atë kohë, Azdren Hoxha nuk ka dashur të flasë meqë tash e mbron derisa ka shtuar se majfton të shihen pamjet për të kuptuar veprimin e policisë. Ky rast kishte ndodhur në muajin nëntor të vitit të kaluar. Ndërkaq Muhamer Raifi gjendet aktualisht në qendrën korrektuese në Dubravë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat