Nënshkruhet kontrata për rregullimin e rrugëve me kubëza në Gjakovë

Gjakova

Nënshkruhet kontrata për rregullimin e rrugëve me kubëza në Gjakovë

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2019 Në ora: 10:57
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka bërë publike se është nënshkruar kontrata për për fazën e parë të rregullimit të rrugëve të qytetit të vjetër me kubëza graniti.

Ai përmes Facebook, ka treguar se projekti do të zgjesë dy vite e gjysmë.

Statusi i plotë:

Jam i lumtur që sot u nënshkrua kontrata për fazën e parë të rregullimit të rrugëve të qytetit të vjetër me kubëza graniti. Ky projekt do të shtrihet nga shkolla „Kelmend Rizvanolli“ përgjatë rrugës „Bajram Daklani“.
Punimet në të gjitha rrugët do të zgjasin dy vite e gjysmë dhe ka mundësi që kohë pas kohe të shkaktojnë ngecje në trafik ose probleme tjera infrastrukturore të cilat do të mund të ndodhin për shkak të ndërrimit të gypave të azbestit, rregullimit të kanalizimeve apo instalimeve tjera.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, më duhet të them se përfundimi i këtij projekti do ta zgjidhë problemin e të gjitha rrugëve me kubëza për dekadat që vijnë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat