PSHDK po kalon çaste jo të këndshme politike, pas zgjedhjeve parlamentare - Bota Sot
PSHDK po kalon çaste jo të këndshme politike, pas zgjedhjeve parlamentare

Gjakova

PSHDK po kalon çaste jo të këndshme politike, pas zgjedhjeve parlamentare

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:34
Foto

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës si subjekt politik përmes një artikulli ka bërë publike çastet e pakëndëshme përmes të cilave po kalon kjo parti.

Te nderuar Demokristianë,

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosoves, po kalon çaste  jo te kendeshme politike, pas zgjedhjeve parlamentare te dt 06-10-2019. 

Si subjekt politik, me traditë politike dhe kombëtare rreth 30 vjeqare, me kontribut te çmuar politik, institucional dhe kombetar,eshte dashur te jete e orjentuar ne rrjedhat e pergjitheshme nacionale e te mos bie pre e shantazheve dhe joshjeve te individeve te pa pergjegjehem, te cilet per interesa pesonale ose klanore kanë punuar ne dem te partisë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte momenti me i voliteshem qe nga viti 2004, qe PSHDK-ja te jete parti institucionale me shtrirje ne mbare Kosoven, sepse ishte ne koalicion me aleatin e vet tradicional  me LDK-ne dhe per kete fitorja ishte e sigurte. Fatkeqesisht zt Anton Shala se bashku me disa te punesuar ne Kuvendin Komunal ne Gjakove, i krijoj hapesire AAK-se për te na demtuar, e cila nuk ishte ne te njejten vije me PSHDK-ne. zt Shala  ka mashtruar anëtarësinë demokristiane duke ju thene se PSHDK-ja pasi eshte ne koalicion lokal ne Gjakove me AAK-ne duhet votuar kandidatet e saj edhe ne zgjedhjet  parlamentare, keshtu qe i eshte krijuar tereni zt Lekaj e te tjereve nga AAK-ja, qe te marrin vota nga anëtarësia demokristiane. Me kete rast dy kandidatet nga PSHDK-ja, te cilet kan qene ne listen e LDK-se jan demtuar  ne vota. Veprimet e zt Shala dhe vartesve te tij, kan  rene ndesh me  interesin e partisë ,me q’rast jan  sanksionuar   sipas statutit te PSHDK-se dhe per shkak te ketyre veprimeve, zt Anton Shala eshte shkarkuar nga te gjitha detyrat partiake. 

Si duket zt. Anton Shala dhe vartesit e tije kan vepruar  per shkak te obligimit qe kano ndaj AAK-se dhe zt Lekaj, per kohen sa kanë qeverisur se bashku ne kuvendin komunal  ne Gjakovë, sa ishte zt Lekaj kryetar i komunes,  si dhe me qellim qe degen e PSHDK-se ne Gjakove formalisht ta konsideroj si pjese te PSHDK-se por defakto ta beje pjese te AAK-se. Kjo eshte deshmuar ne disa palë zgjedhje parlamentare, gje qe e ka pohuar  edhe vet zt Lekaj, ne reagimin e tij pas  shkarkimit te zt Anton Shala, sepse zt Lekaj dhe AAK-se, nuk i nevoitet zt Anton Shala por BD nen emrin e  PSHDK-se. 

Te nderuar anetar dhe simpatizant  te PSHDK-se, sigurisht se ne nuk kemi anetar per te larguar, sepse edhe ashtu jemi shumë pak, por me mire eshte te kemi demokristian te vertet, te cilet punojne per PSHDK-ne qe pastaj PSHDK-ja te punoj per ta, se demokristian te rrejshëm te cilet punojne per parti tjera, per te sistemuar veten dhe rrethin e tyre te ngushte, duke demtuar tere antaresine demokristiane.

Te nderuar demokristian, per shkak te demeve qe zt Shala i ka bere PSHDK-se, ai e ka larguar veten nga vija partiake dhe inetersi demokristian, andaj kot mundohet  te mbaj mbledhje  ne emer te PSHDK-se duke u munduar  te  manipuloi antaresine , por keni kujdes se shum shpejte  do te bindeni se per shkak te demit qe i ka shkaktuar PSHDK-se do te kerkoj  adrese  tjeter  politike mbase  adresa me e afert do te  jete AAK-ja.  

Te nderuar  anetar  te PSHDK-se, jemi duke pritur qertifikimin e zgjedhjeve  parlamentare,  per  te cilat nje numer i konsiderueshem i demokristianeve kan dhene voten e tyre , te cilet i falenderojme nga zemra per kontributin e dhene dhe shum  shpejt do te dihet fati  i demokristianeve, do te jene  a jo pjese e institucioneve shterore ne kete mandat qeverises. Pavaresisht kesaj  ne do te dalim  ne teren per te ristrukturuar dhe fuqizuar  partine, ku vendin meritore do e kan  rinia dhe aktivistat e devotshem.

Te nderuar demokristian , nese vertete deshironi te kontriboni sado pak per kete subjket politik, mos bini nen ndikimin e personave qe per  interesa personale behen argat te subjekteve tjera politike.

 Duke e mbyllur kete artikull, kerkoj qe secili prej nesh, te mendoj për fatin politik te demokristianeve dhe te punoj per fuqizimin e filozofisë së qartë  Europiane  te ketije subjekti politik.

 I juaji . ZM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat