Vazhdon fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve në komunikacion

Gjakova

Vazhdon fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve në komunikacion

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 14:26
Fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve në komunikacion

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, sot në Universitetin “Fehmi Agani” ne Gjakove kanë vazhduar edhe zyrtarisht fushatën 3 javore vetedijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur sot në këtë Universitet kanë marrë pjesë shumë student, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtare të lartë të Institucioneve të vendit.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat