Policia e Kosovës jep detaje për zhdukjen e 18-vjeçares në Gjakovë

Gjakova

Policia e Kosovës jep detaje për zhdukjen e 18-vjeçares në Gjakovë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një vajzë 18-vjeçare nga Gjakova është zhdukur që nga dita e djeshme dhe askush nuk din asgjë për vendndodhjen e saj.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, për Sinjali ka thënë se 18-vjeçarja është zhdukur dy ditë më parë, ndërsa është lajmëruar rasti në polici nga babai i saj vetëm gjatë ditës së djeshme.

“Me datë, 01.11.2019 në ora 19:30 në stacionin policor Gjakovë, ankuesi respektivisht babai i viktimës ka raportuar vajzën e tij të zhdukur. Familjarët e kanë deklaruar se viktima është larguar nga shtëpia me datë 31.10.2019 në ora 17:30 dhe të njëjtën e kanë kërkuar tek të afërmit e tyre,  por nuk kanë  arritur të marrin ndonjë informacion për vendndodhjen e saj”.

“Viktima femër kos/ RAE e moshës 18-vjeçare është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha regjionet policore dhe ato të Policisë kufitare. Rasti po hetohet intensivisht nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka deklaruar Podrimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat