I dërguari i Trumpit viziton Gjakovën, interesohet për historinë e qytetit

Gjakova

I dërguari i Trumpit viziton Gjakovën, interesohet për historinë e qytetit

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:16
Matthew Palmer

I dërguari i posaçëm i Trumpit, Matthew Palmer, po qëndron në Kosovë.

Ai sot ka vizituar qytetin e Gjakovës, ku është interesuar për historinë e kësaj komune, për historinë e Kosovës dhe të tashmen, shkruan lajmi.net.

Palmer aty është takuar me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, ndërkaq që ky i fundit për vizitën ka shkruajtur në Facebook.

Postimi i plotë:

E pata kënaqësinë e veçantë ta pres në Gjakovë Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Matheë Palmer së bashku me Zv. Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Nick Giacobbe.
Bisedë e përzemërt me miq të përzemërt, për Gjakovën dhe Kosovën, për të kaluarën, të Tashmen dhe të ardhmen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat