Kryetari i Gjakovës pret në takim përfaqësuesen për Kosovë, Natalya Apostolova

Gjakova

Kryetari i Gjakovës pret në takim përfaqësuesen për Kosovë, Natalya Apostolova

Nga: A.SH Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:09
Natalya Apostolova dhe Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Përfaqësuese e Posaqme të Bashkimit Europian në Kosovë, Natalya Apostolova.

Ai përmes një postimi në Facebok, ka shkruar se, me Ambasadoren biseduam për shumë çështje e posaqërisht për përshpejtimin e procedurës së paisjes me dokumente nga ana e MMPH.

Postimi në Facebook:

E pata kënaqësinë ta pres sot në Gjakovë Ambasadoren Natalya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Europian dhe Përfaqësuese e Posaqme e Bashkimit Europian në Kosovë.
Bashkimi Europian është donatori pakrahasueshëm më i madh në komunën tonë dhe projektet e nisura si objekti i ri i komunës dhe ngrohtorja e re do të jenë asete shumë të çmuara për të gjithë qytetarët.
Me Ambasadoren biseduam për shumë çështje e posaqërisht për përshpejtimin e procedurës së paisjes me dokumente nga ana e MMPH.
Në emër të qytetarëve të Gjakovës, falënderim për Ambasadoren Apostolova dhe për zyrën e BE!

I had a pleasure to recieve today in Gjakova Ambassador Natalya Apostolova, the Head of the EU Office and the EUSR in Kosova.
The EU is by far the largest donor in our municipality, supporting projects like the new municipality building and the new biomass district heating plant which will be very important assets for our citizens.
We disscussed many topics with Ambassador, especially the possibility of the acceleration of the licencing procedures by the Ministry of Environment and Spatial Planning.
In the name of all citizens of Gjakova I thank Ambassador Apostolova and the EU office in Kosova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat