Mish gjedhi, peshk i ngrirë e kofsha pule për spitalin e Gjakovës, ndahen 60 mijë euro për tender!

Gjakova

Mish gjedhi, peshk i ngrirë e kofsha pule për spitalin e Gjakovës, ndahen 60 mijë euro për tender!

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 00:35
Ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.

Këtë herë, spitali në fjalë pritet të furnizohet me mish dhe produkte të tij, për pacientët.

Vlera e parashikuar e kontratës është hiç më pak se 60.000,00 euro.

Përshkrimi i shkurtër i kontrates thotë: Ky aktivitet ka për qellim Furnizimin me Mish dhe produkte te tija, për nevojat e Kuzhinës se AK, me qellim te përgatitjes se Ushqimit për pacientet e Spitalit.

Tutje, tek sasia apo fushëveprimi i përgjithshëm i këtij tenderi thuhet se kërkohen: 1.-Mish Gjedhi Tul i Freskët-4,600.00-kg 2.-Peshk i ngrire-2,600.00-kg 3.-Kofsha Pule-5,300.00-kg 4.-Pashteta Pule (Argeta ose Ekuivalent)-50-gr-3,900.00-cope 5.-Mish gjedhi i konservuar (narazak)- 100gr.-10,500.00-cope 6.-Mish i bardhe Pule-2,100.00-kg 7.-Suxhuk shtëpie-600.00-kg.

Image

Kohëzgjatja e kontratës pritet të kurorëzohet për 12 muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat