Përfundojnë punimet në Urën e Tabakut

Gjakova

Përfundojnë punimet në Urën e Tabakut

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 07:57
Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Tabakut dhe hapësirës përreth.

Punimet në këtë urë të shekullit të 18 filluan në korrik dhe vazhduan përgjatë katër muajve gjatë të cilave u kryen një numër punimesh përfshirë ndërtimin e promenadës dhe shëtitoreve, elektrifikimin dhe vizatimin e muraleve.

Si edhe në rastin e urës së Terezive, UNDP bashkëpunoi me komunën e cila financoi disa nga punët e restaurimit të urës së Tabakut.

Ceremonia e veçantë mbahet sot prej orës 15:00 pranë Urës së Tabakut në Gjakovë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të UNDP-së dhe Komunës së Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat